Werder Bremen me një tjetër përpjekje për transferimin e Lirim Kastratit

Prishtinë | 30 Kor 2021 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Werder Bremen është duke bërë përpjekje të mëdha për ta transferuar Lirim Kastratin.

Sulmuesi i Kosovës është i gatshëm të transferohet në futbollin gjerman, ku po shihet si zëvendësuesi adekuat i Milot Rashicës te Werderi.

Por marrëveshja mes dy klubeve, Werderit dhe Dinamo Zagrebit ende nuk është arritur.

Gjermanët e duan huazimin e Kastratit me detyrim blerje pas një viti, por që negociatat kanë stagnuar tek çmimi i tij.

Edhe pse mediat gjermane nuk kanë bërë të ditur shumën, thuhet se Werder ka rritur ofertën.

Gjithsesi klubi gjerman përveç që duhet ta bind Dinamon e Zagrebit, duhet të gjejë marrëveshje personale edhe me futbollistin.

Të ngjashme