Milot Rashica pasi përmbylli gjysmë sezonin e tij të parë në Bundesliga si pjesë e Werder Bremenit, do të jetë pjesë e kombëtares së Kosovës në ndeshjet miqësore që zhvillohen me Shqipërinë më 29 maj dhe me Bregun e Fildishtë, më 3 qershor.
Zyrtarët e FFK-së tashmë kanë dërguar ftesat për lojtarët që do të luajnë miqësore në këto termine dhe Rashica është një prej tyre.
Sidoqoftë, Werderi ka bërë një befasi të pakëndshme për futbollistin kosovar, duke harruar ta përfshijë atë në paralajmërimin që ka bërë për lojtarët e vet që luajnë në ekipe kombëtare, transmeton Insporti.
Ekipi gjerman, në një shkrim të veçantë ka lajmëruar me krenari se lojtarët e vet do të jenë pjesë e disa kombëtareve, përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara, Austrisë, Republikës Çeke dhe Japonisë, por nuk ka përmendur askund Rashicën që do të zhvillojë dy miqësore si pjesë e kombëtares së Kosovës.
Edhe pse mund të bëhet fjalë për një gabim të paqëllimtë, ky veprim i klubit gjerman nuk ka kaluar pa u vërejtur.
#servicetweet: So sehen die bisher feststehenden Länderspiele in der Übersicht aus. Alle Infos 👉https://t.co/xINbKBzeio #werderservice pic.twitter.com/bucajkBAmC
— Werder-Service (@werder_service) May 22, 2018