Ylli kosovar i Werder Bremenit pëlqehet nga klubet gjermane, italiane dhe ato angleze. Vlera e kartonit të 24 vjeçarit ka rënë dukshëm kohëve të fundit
Werder Bremeni ia ka vendosur çmimin kartonit të Milot Rashicës. Mediat gjermane raportojnë se klubi gjerman i kërkon 15 milionë euro për yllin kosovar. Vlera e kartonit të vushtrriasit ka rënë pas formës së tij të zbehtë e mbi të gjitha pas rënies së Werderit nga Bundesliga.
Mediumi gjerman “Kicker” shkruan se Aston Villa ishte e gatshme t’i ofronte deri në 30 milionë euro për Rashicën në vitin 2019, por, në atë kohë Bremeni i kërkonte 50 milionë për futbollistin kosovar. Sidoqoftë, tash Werderi do të ishte i kënaqur nëse e shet 24 vjeçarin për 15 milionë euro.
Rashica ka kontratë me klubin nga Bundesliga deri në vitin 2022, por largimi i tij këtë verë është i pashmangshëm. Në Gjermani, futbollistin ofanziv e pëlqejnë Leipzigu dhe Bayer Leverkuseni. Në Itali e duan Milani dhe Napoli.