Ish-mesfushori i Interit dhe Holandës, Wesley Sneijder, ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli profesional.
Në vend të kësaj, mesfushori holandez do të kalojë sezonin e duke e parë skuzadrën ku edhe kishte luajtur futboll si fëmijë Utrecht, nga tribunat e stadiumit.
“Dashuria ime për qytetin e Utrecht është e madhe,” ka thënë ai në faqen zyrtare të skuadrës nga Eredivisie.
“Shpesh folëm për mundësinë që unë të vij këtu, dhe tani e kemi shtruar këtë gjë në letër. Mezi pres një sezon të shkëlqyeshëm”.
Lojtari 35-vjeçar shënoi 22 gola dhe siguroi 25 asistime në 116 paraqitje për Interin midis viteve 2009 dhe 2013.
Ai fitoi një Scudetto, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2010, por polemikisht humbi Topin e Artë atë vit.