Manchester United duhet t’ia ofrojë West Ham United-it Anthony Martial-in në rast se arrijnë marrëveshje për mbrojtësin Issa Diop, sipas The Independent.
22 vjeçari është identifikuar si një nga opsionet kryesore të trajnerit Ole Gunnar Solslkjaer në rindërtimin e Manchester-it, por londinezët nuk janë fort të gatshëm ta shesin.
Ngjajshëm, edhe United nuk do të dëshironte ta shiste Martial-in, mirëpo kur dihet që reparti defansiv është prioritet për norvegjezin, ata mund të detyrohen ta ndërmarrin një gjë të tillë.