Barcelona nuk arriti t’i transferonte disa prej lojtarëve që kishte kërkuar në afatin kalimtar të janarit.
Njëri nga synimet kryesore të katalunasve ishte mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum.
Por, skuadra spanjolle synon që mesfushorin holandez ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman.
“Gjithsesi të shohim në janar ose në verë se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Koeman.
Wijnaldum është në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin dhe në qershor të vitit 2021 do të mbetet futbollist i lirë.