Wilder tregon se gjithmonë telashet e gjenin atë

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Deontay Wilder, kampioni i botës në versionin WBC në peshën e rëndë në boksin profesionist, qëndron ulur në një karrige në një zyrë të vogël në palestrën Skyy Box. Jeleku i tij i bardhë është i djersitur pasi vetëm sa ka përfunduar dhjetë raunde sparing, por ai është tepër i zënë duke folur sa për t’i rënë në sy.

Vazhdimisht ndonjë anëtar i skuadrës hap derën për të pyetur atë nëse do të largohet. “Ne jemi mirë”, përgjigjet ai çdo herë, ndërsa vazhdon të flasë, shkruan “Daily Mail”.

Mbrojtja e titullit të botës kundër britanikut Tyson Fury në “Staples Center” të Los Angelesit është vetëm dy javë larg dhe Wilder thotë se kurrë nuk ka qenë më i lumtur.

Boksieri që njihet edhe për atë që e thotë duke bërtitur frazën “Skuadra Bombë”, rrjedh nga një familje fetare. Gjyshja e tij ishte pastore dhe babai i tij ishte predikues dhe ende ka evangjelizëm në fjalët e tij.

“Gjërat që kam unë, paraja nuk mund t’i blejë. Unë kam lumturinë, paqen, dashurinë dhe shëndet fenomenal. Unë jam ai lloj personi që mund të jetë i lumtur për të tjerët. Unë mund të jem i lumtur për dikë që i ka punët më mirë se unë dhe kjo është e rrallë të gjesh. Shumica e njerëzve janë të lumtur për ty përderisa nuk je duke bërë më mirë se ta. Mirëpo, unë jam person i dashur dhe që ua do të mirën të gjithëve. Po të dinit se cili kam qenë në të vërtetë do të më donit. Njerëzit krijojnë atë përshtypje për mua vetëm nga ringu, por kjo nuk mjafton për të më njohur mua. Unë nuk mund të kem vajza si shoqe apo disa djem si shokë, pasi njerëzit gjithmonë bien në dashuri me mua. Ata gjithmonë e bëjnë këtë”, thotë Wilder.

Më vonë atë natë, Jay Deas qëndron ulur në restorantin “Dreamland BBQ” ku Wilder thotë se shërbejnë brinjët më të mirë në Alabama.

“Sigurohu që të hash edhe puding të bananes. Do të shpëtojë jetën”, thotë Wilder.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme