Wilder paralajmëron meç të fortë ndaj Ortizit: Do ta nokautoj

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Në mars të vitit 2018, kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda, Deontay Wilder, e mbrojti vullnetarisht titullin e tij kundër Luis Ortiz në Barclays Center në Brooklyn të New Yorkut.

Amerikani e rrëzoi tri herë kubanezin, para se dueli të ndërpritej në raundin e dhjetë. Mirëpo, para se të ndodhte kjo, në raundin e shtatë Wilder ishte në një situatë kritike pas goditjes nga Ortiz.

Rimeçi mes dy boksierëve të kategorisë së peshave të rënda është caktuar të zhvillohet më 23 nëntor në MGM Grand në Las Vegas. Përballja do ndërsa kampioni ka premtuar fitore me nokaut.

(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Dueli i parë me Luis Ortiz ishte kandidat për ‘meçin e vitit’ dhe ky tjetri nuk do të jetë asgjë më pak. Do ta nokautoj Luis Ortizin më 23 nëntor”, transmeton telegrafi.

“I dua tifozët e mi britanikë dhe jam i kënaqur që kompania ime, BombZquad Promotions, e solli këtë meç të madh te ju përmes Sky Sports“, ka deklaruar Wilder për Sky Sports, ndërkohë që Fox Sports është përgjegjës për transmetimin në SHBA.

Të ngjashme