Një situatë që mund ta shkatërrojë martesën e Will Smith dhe të ketë ndikim edhe te fansat e tij. Këngëtari dhe aktori thuhet se ka paguar një shumë të majme parash për të fshehur një lidhje homoseksuale.
Qe një kohë të gjatë ka pasur spekulime për lidhje intime ndërmjet Smith dhe shokut të tij, Duane Martin, ndërsa RadarOnline i ka siguruar dokumentet e gjykatës për skandalin në fjalë.
Martin dhe gruaja e tij në muajin janar kanë shpallur falimentimin, pasi kishin mbi 15 milionë dollarë borxhe, ndërsa aktori dhe gruaja e tij, Jada Pinkett-Smith, i kanë ndihmuar financiarisht për të dalë nga kriza.
Mirëpo, e vërteta është se dyshohet që ka ekzistuar një marrëveshje sekrete ndërmjet dy palëve në formë shantazhi (të cilën gjykata e konsideron të paligjshme) dhe të dhënat ruhen në kompjuterin e Martin.
Madje thuhet se aty ekzistojnë edhe fotografitë personale të dy miqve, të cilët duket se miqësinë e tyre e kanë çuar në një shkallë më lartë.
Autoritetet tatimore vazhdojnë luftën që të sigurojnë kompjuterin e Martin, në mënyrë që të zbulojnë transaksionet e tij para se të shpallte falimentimin. Besohet se një kompani në pronësi të Smith ka paguar dy milionë dollarë për të blerë një shtëpi të shokut të tij vetëm sa për të mbuluar origjinën e parave.
Raporti i pazakontë i Martin dhe Smith filloi në vitin 2011, kur ata ishin fotografuar duke pushuar në Karaibe. Pushimi i tyre vazhdoi në Miami, ndërsa më pas shoqërimi vazhdoi me vite të tëra.
Ata kanë thënë gjithmonë se janë thjesht miq, por mediat kanë spekuluar vazhdimisht se është fjala për një lidhje homoseksuale.