Ky shtet miratoi Ligjin për mbytje të homoseksualëve me gurë dhe kamxhik

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Shteti i Bruneit i ka miratuar disa reforma në kodin penal, me të cilat homoseksualët do të dënohet me mbytje përmes goditjeve me gurë dhe kamxhik. Ky miratim është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Ligjet e reja do të hyjnë në fuqi të mërkurën e ardhshme dhe do ta bëjnë Brunein shtetin e parë të Azisë juglindore që e zbaton dënimin me vdekje për personat që kapen duke kryer marrëdhënie seksuale me personat e gjinisë së njëjtë.

Homoseksualizmi ka qenë i ndaluar me ligj edhe më parë dhe dënohej me burgim afatgjatë. Sidoqoftë, ky vend tashmë do ta zbatojë një sistem të modelit të sheriatit për ndëshkimet e veprave kriminale.

Grupet e të drejtave të njeriut, përfshirë organizatën “Human Rights Watch”, e kanë dënuar këtë ndryshim dhe kanë thënë se këto ndëshkime janë çnjerëzore.

Organizata “Human Rights Watch” ka thënë se ndryshimet e reja ligjore i kanë vënë në rrezik edhe grupet tjera të popullsisë sepse me to parashihet prerja e dorës për rastet e vjedhjeve dhe ky rregull do të zbatohet edhe te fëmijët.

“Disa nga shkeljet e cekura në këto ndryshime nuk mund të vlerësohen si krime, përfshirë marrëdhëniet intime mes dy personave të gjinisë së njëjtë”, tha Rachel Chhoa-Howard, hulumtuese e kësaj organizate, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme