I refuzohet azili sepse “nuk është mjaftueshëm” homoseksual

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 09:39 | Nga

Një afgani 18 vjeç autoritetet austriake ia kanë refuzuar kërkesën për marrje të azilit me arsyetim se nuk është “mjaftueshëm” homoseksual.

Ai kishte kërkuar mbrojtje në Austri sepse ishte i përndjekur në atdhe për shkak të homoseksualitetit të tij.

Mirëpo, përgjigjja në kërkesë, sipas shkrimit të javores vjeneze “Falter”, e ka lënë pa tekst. “Mënyra se si lëvizni, si vishen dhe si silleni aspak nuk tregon se ju mund të jeni homoseksual”, ishte vlerësimi i zyrtarit të Shërbimit Federal për të Huaj dhe Azil.

Gjithashtu në përgjigje zyrtari tregon se ekzistojnë informata se ai shpesh ka pasur konflikt me shokët e dhomës, dhe se ekziston potenciali i madh i agresivitetit te ai, i cili nuk mund të pritet nga një homoseksual.

“Nuk keni pasur mjaftë miq. A nuk janë homoseksualët persona që duan shoqëri?”, pretendohet në letër.

Në fund zyrtari konstaton se parashtruesi i kërkesës nuk është homoseksual dhe me rastin e kthimit në atdhe nuk ka arsye të frikohet. Kërkuesi i azilit ka ushtruar ankesë në vendimin e marrë nga autoritetet kompetente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme