Njeriu që alarmoi botën për atë që ndodhi në Reqak ishte ish-ambasadori William Walker.
Njeriu që e nderojnë shumë kosovarët nuk është se tani ka fort raporte të mira me disa nga politikanët e vendit.
Të shtunën, gjatë përurimit të shtatores së tij në Reçak, ish ambasadori u tregua që nuk e ka mik presidentin Hashim Thaqi.
Atë, asnjëherë nuk e përshëndeti.
Walker, i cili në Reçak shoqërohej nga ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e kritikoi edhe kryeministrin Isa Mustafa për mungesën e tij në këtë ngjarje.
“Noshta ka pasur punë më mençura”, u shpreh ai. Në fakt, Mustafa ka bërë sot homazhe në Reçak.
Më poshtë shikojeni kronikën nga Klan Kosova: