Sulmuesin Inaki Williams ka firmosur kontratë të re nëntëvjeçare me Athletic Bilbaon, njofton faqja zyrtare e klubit të hënën. Williams 25-vjeçar ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028, ndërsa në të ka një klauzolë për lirim në vlerë 135 milionë euro.
Kontrata është një nga më afatgjatet që i është ofruar një futbollisti, por prapë nuk e ka kaluar atë dhjetëvjeçare që sulmuesin anësor brazilian Denilson e kishte firmosur me Real Betisin në vitin 1998, transmeton “Koha Ditore”.
“Shpresoj të vijnë gjëra të mëdha, pasi dua të bëjë këtë klub më të madh, nëse është e mundur. Kjo është shtëpia ime dhe çdo gjë që dua kam këtu. Klubi më ka dhënë çdo gjë dhe më ka bërë të ndjehem si në shtëpi”, ka thënë Williams.
Williams është kërkuar nga Manchester Unitedi këtë verë.