Willian s’ka vendosur ende për të ardhmen

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti brazilian është në mes të vazhdimit të kontratës me Chelsean apo transferimit në Arsenal apo Tottenham

Willian nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Futbollisti brazilian është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Chelsean.

Por, palët nuk kanë arritur ende marrëveshje për vazhdimin e saj pasi nuk po merren vesh rreth kohëzgjatjes së kontratës.

Ndërkohë, mediumi britanik “Daily Star” shkruan se përfaqësuesi brazilian ka marrë oferta kohëve të fundit.

Atë e duan Arsenali dhe Tottenhami në Angli, të cilët duan ta angazhojnë si transfer të lirë verën që vjen.

Atë e pëlqen edhe Juventusi në Itali dhe Barcelona në Spanjë.

Për të qëndruar në Chelsea, Willian e do një kontratë të re trevjeçare. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme