Sulmuesi brazilian, Willian është i vendosur të qëndrojë te Arsenali, së paku për momentin.
Anësori ishte bashkuar me Topçinjtë një vit më parë nga Chelsea, por nuk ka arritur të tregojë cilësitë e tij.
Arsenali është gati ta largojë futbollistin dhe po pret ofertat e duhura, por lojtari ka refuzuar një shumë të majme.
ESPN ka raportuar se Willian ka marrë një ofertë shumë të mirë financiare nga Al-Ahly, por që e ka refuzuar atë.
Detajet financiare televizioni nuk i ka bërë të ditura, por ka raportuar se ka qenë një ofertë që është më e mirë financiarisht se sa fiton lojtari te Arsenali.
Gjithsesi vet Willian e ka hedhur poshtë mundësinë për të shkuar në elitën e futbollit arab.
32-vjeçari synon që të mbetet tek Arsenali ose ndonjë skuadër tjetër në Ligën Premier.