Oprah Winfrey, e cila u ngrit nga askundi për t’u bërë një pioniere e medias dhe miliardere e suksesshme, ka treguar cili është me të vërtetë sekreti i suksesit të saj, gjatë një fjalimi në Kolegjin Smith.
Dhe pikërisht, të gjithë duam të dimë se kujt po i referohej, figura më e dashur amerikane që po përflitet se mund të kandidoj dhe për postin e presidentit në zgjedhjet e ardhshme.
Sekreti, shpjegon ajo, është “fuqia e shërbimit”. Por ju duhet të përuleni dhe të besoni se suksesi është i barabartë me shërbimin ndaj të tjerëve.
Ajo i referohet autorit të suksesshëm Gary Zukav, i cili beson se ju duhet të jeni të vetëdijshëm për atë që dini të bëni më mirë dhe se cili është qëllimi juaj në këtë botë – për çfarë duhet të shërbeni. Ajo flet për zbulimin e vetes.
Pyetja që Winfrey do që secili prej nesh t’i bëj vetes është: Si mund të jem i dobishëm? Përkthimi: Cilat janë talentet unike që kam për të ofruar? Çfarë mund të bëj në mënyrë specifike?
Hapi 1: Besoni në arsyen “pse” prapa çdo gjëje që ju bëni. Duhet të besosh se po bën diçka kuptimplotë.
Hapi 2: Gjeni talentin tuaj unik dhe investoni gjithë veten tuaj në shërbim të qëllimeve tuaja. Ju duhet të përdoroni vazhdimisht dhuratat që zoti ju ka dhënë.
Hapi 3: I pari je gjithmonë ti. Nëse e vendosni veten të fundit dhe konsumoheni, nuk do të keni më asgjë për të tjerët, e më tepër për qëllimet që po përpiqeni të arrini.
Kjo është mënyra se si, sipas Oprah Winfrey, e përcakton suksesin.