Wuhani dje ka bërë mbi 1.14 milionë testime për Covid-19

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Qyteti kinez Wuhan, vendi ku shpërtheu pandemia Covid-19, më 23 maj raportohet të ketë kryer 1,146,156 testime, kurse një ditë më herët kishte bërë 1,470,950 testime, raporton Reuters.

Më 14 maj Wuhani kishte nisur fushatën për të zbuluar personat asimptomatikë.

Ky qytet ishte dalë nga karantina më 8 prill.

Numri i të infektuarve në Kinë është mbi 84 mijë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, derisa janë shënuar 4638 viktima. Numri i të shëruarve në këtë vend shkon mbi 79 mijë.

Të ngjashme