Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi, i ka bërë thirrje yllit të Bayern Munichut, Franck Ribery, t’i bashkohet atij në Al Sadd në Katar.
Kontrata e Riberys me gjigantin e Bundesligës skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa bisedimet për kontratë të re ende nuk kanë nisur.
Kryetari i bordit ekzekutiv të Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, tha në dhjetor se Bayerni do të bisedojë me Riberyn dhe Arjen Robben rreth së ardhmes së tyre në vitin 2018, por nuk dha asnjë garanci se ndonjërit prej tyre do t’i zgjatjen kontratën.
Dhe Xavi, i cili kaloi në Katar në fund të sezonit 2014-15 të La Ligës, mendon se Ribery do të bënte mirë t’i bashkohej atij në Al Sadd.
“Do të ishte shumë mirë për të gjithë këtu dhe për vetë Riberyn”, ka thën Xavi për Bild.
“Do të doja të luaja më të këtu, do të ishte fantastike po të vinte”, shtoi ai.