Profesori i studimeve islame Xhabir Hamiri ka postuar një fotografi me priftin katolik Don Lush Gjergji duke dhënë mesazh se shqiptarët e feve të ndryshme bashkëjetojnë në paqe.
Hamiti ka shkruar se të krishterët dhe myslimanët së pari kanë kombin e pastaj fenë.
“Të krishterë e myslimanë, ne shqiptarët kemi një vatan, një gjuhë e një dhe. Së pari kemi dhenë e pastaj fenë. Ata që na shohin ndryshe e mundohen të ndajnë, janë armiqë të Zotit e të kombit tonë”, ka shkruar ai.