Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili ka bërë të ditur se së bashku me Zharkun së shpejti do të hyjnë në Kaçanik.
“Po Xhabir Zharku gjindet në Kosovë, tash edhe pak hyjmë në Kaçanik”, ka thënë Haradinaj për lajmi.net.
Gjykata e Qarkut në Prishtinë, më 21 prill të vitit 2011 e kishte shpallur Xhabir Zharkun fajtor për kryerjen e veprave penale të detyrimit dhe posedimit të paligjshëm të armës, dhe i kishte shqiptuar atij dënim me tre vjet burgim si dhe gjobë prej 1,500 euro.
Zharku ishte arratisur para pesë vjet e gjysmë nga Kosova dhe kishte shkuar në Suedi, pasi që kishte shtetësinë suedeze dhe thuhej se atje po merrej me biznes.