Xhabir Zharku, ish-kryetari i Kaçanikut shumë shpejt mund të vjen në Kosovë.
Së paku kështu po thotë Nasim Haradinaj, sekretar i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haradinaj ka publikuar një fotografi së bashku me Zharkun, duke thënë “po vijmë në Kosovë, po vijmë”.
“Drejtësia” e Bamias u mposht! Njeriu i duhur i kthehet vendit të vet…”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
Zharku paradisa vitesh ka ikur nga Kosova, pasi ishte dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
I njëjti tash mund të kthehet pasi ka kaluar koha e parashkrimit të lëndës.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10216457102404263&set=a.10200326957880731.198295.1357865761&type=3