Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Olta Xhaçka, ka falënderuar vendet e Bashkimit Evropian për ndihmën e ofruar pas tërmetit të 26 nëntorit.
Xhaçka në një konferencë për media pas takimit me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca, tha se Shqipëria nuk është vetëm.
“Evropa na u gjend pranë në një kohë rekord, Shqipëria nuk është vetëm.Miku i mirë njihet në kohë të vështira, ju na ndihmuat. Falenderoj të gjithë ata që na kanë ndihmuar në këto ditë tragjike. Evropa na u gjend pranë në një kohë rekord, Shqipëria nuk është vetëm. Tërmeti ishte shumë i fortë, ne do ta kalojmë këtë bashkë. Mirënjohje ekipeve të kërkim-shpëtimit, rrezikuan dhe jetën “.
Shefja e mbrojtjes shqiptare shtoi se pa ndihmën e vendeve mike do të ishte e vështirë të përballemi me situatën.
“Ngjarja do të ishte e vështirë për t’u përballuar edhe nga vende më të forta se ne. Dëmet materiale janë shumë të mëdha, sfida më e madhe fillon tani. Flasim për përmasa apokaliptike të dëmtimeve që kemi pasur. Situata nuk do të jetë e përhershme, duhet të tregojmë një plan të qartë të angazhimeve. Vendet e BE-së na kanë treguar se ne nuk do të jemi vetëm në këtë sfidë”, tha ministrja.