Xhaçka thotë se mandatin e Shqipërisë në OKB do ta shfrytëzojnë edhe për çështjen e Kosovës

Prishtinë | 01 Jan 2022 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Nga dita e sotme, Shqipëria do të ulet në tryezën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ulësja në këtë institucion kaq të rëndësishëm përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë dhe mund të konsiderohet si një prej arritjeve më të mëdha të diplomacisë shqiptare.

Me rastin e kësaj ngjarjeje të shënuar, ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka bëri një mesazh urimi ku mes të tjerash tha se Shqipëria do ta shfrytëzojë këtë moment dhe për të avancuar çështjen e Kosovës.

“Kjo është një arritje për të cilën duhet të ndihet krenar çdo shqiptar kudo në botë. Duke filluar nga vëllezërit e motrat tona në Kosovë sepse padyshim që Shqipëria do ta përdorë këtë mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës, procesin e njohjeve dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare sepse Kosova ka qenë, është e do të jetë një kauzë e shenjtë për Shqipërinë. Do të punojmë për shqiptarët, por do të punojmë edhe për rajonin tonë për të konsoliduar arritjet e dekadave të fundit e për mos ta lënë atë të rrëshkasë drejt destabilizimit e tensioneve. Do të punojmë me aleatët e partnerët tanë për të avancuar së bashku agjendën e prioriteteve tona të përbashkëta, duke konsoliduar kështu akoma më shumë lidhjet e forta që na bashkojnë”, ka thënë Xhaçka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme