Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina” e vizituan një delegacion i lartë i Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW) për Ballkanin dhe Turqinë.
Delegacioni i lartë gjerman përbëhej nga Georg Gruener, Uwe Arras dhe Premtim Islami koordinator i zyrës së KFW në Prishtinë.
Ata u mirëpritën nga kryeshefi ekzekutiv, Sokol Xhafa dhe zyrtarët e lartë të ndërmarrjes.
Delegacioni qëndroi pesë ditë, me mision vlerësues për investime në projekte konkrete zhvillimore për ujëra të ndotura urbane, mundësinë e financimit dhe ruajtjen e mjedisit , ngritje të kapaciteteve humane dhe teknologjike, zvogëlimin e humbjeve të ujit, etj.
Përgjatë vizitës pesë ditore, ata realizuan vizita të shumta në terren në tërë zonën e shërbimit, filluar nga objektet administrative, Impiantet e Trajtimit të Ujit e deri te stacionet, rezervuarët dhe nënstacionet e pompimit.