Prej dy orësh po zhvillohet një takim mes Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj dhe ambasadorëve të vendeve të BE-së në Tiranë.
Takimi po zhvillohet në zyrat e BE-së në Tiranë dhe po diskutohet për çështje të rëndësishme, shkruan Opinion.al.
Sipas burimeve nga takimi, një prej çështjeve të prekura është ajo e reformës në në polici si edhe për luftën kundër krimit të organizuar.