Xhafer Gashi: Çerdhja në Mazgit është mbyllë nga pushteti aktual

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi ka publikuar një video në profilin e tij në rrjetin social Facebook, e në të cilin shihet se ka vizituar objektin e çerdhes në Mazgit të Obiliqit.

Ai, ka treguar se edhe pse kjo çerdhe në mandatin e tij sa ishte kryetar ka funksionuar, tanimë e njëjta është mbyllë.

“Një çerdhe shumë e domosdoshme sidomos për qytetarët e Mazgitit sepse nënave do të ia krijonim mundësinë që ato të jenë të angazhuara diku tjetër. E hapëm në kohën më të vështirë, siguruam edhe nxemjet qendrore, por për fat të keq ndërrimi i pushtetit e thanë se koha tani është e ftoftë dhe nuk ka po mundësi të zhvillohet qëndrimi tërë ditor për fëmijët tonë. Por, tani meqë është një kohë kaq e mirë pse është mbyllë, qytetarë pyetni komunën pse është mbyllë, pse nuk është funksionale”, ka thënë ai.

Ndërsa, në mbishkrimin e tij në video ka thënë se arsimi dhe infrastruktura përgjatë qeverisjes së tij ka qenë gjithnjë prioritet.

Postimi i tij i plotë:

Arsimi dhe infrastruktura e tij përgjatë qeverisjes time ka qenë gjithnjë prioriteti ynë, e këtë e dëshmojnë më së miri veprat dhe rezultatet si nivel komunal ashtu edhe në tërë Republiken me mësimdhënësit të cilët përvite rresht moren vendin e parë në nivel vendi Mësimdhënës të dalluar, ashtu edhe me nxënësit e studentët tanë si dhe me administraten komunale të arsimit të cilët dhanë mund e vlera për arsimin si para ashtu edhe pas luftës.

BASHKOHU i dashur qytetar me 113 LDK dhe 31 Xhafer Gashi, sepse tashmë jemi të dëshmuar për punë e suksese, ashtu që këtë shembull ta dërgojmë dhe bëjmë realitet edhe në Kuvendin e Republikës e t’i themi STOP moszhvillimit, përçarjes dhe prapagandës.

Lidhja Demokratike e Kosovës 1️⃣1️⃣3️⃣✅️

Xhafer Gashi 3️⃣1️⃣✅️

Të ngjashme