Kandidati për deputet nga LDK-ja, Xhafer Gashi ka publikuar fotografi nga tubimi zgjedhor që ka pasur mbrëmë kjo parti në Gjilan e Viti.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Gashi ka shkruar se kanë takuar nga afër qytetarët, ku janë zotuar se do të jenë zëri dhe mbështetja e tyre.
Postimi i tij i plotë:
Në Gjilan e në Viti, atmosferë e jashtëzakonshme!
Bashkë, të pandarë dhe të mobilizuar për ditët e fundit të kësaj fushate.
Patëm kënaqësinë të takojmë qytetarë nga afër, t’i dëgjojmë dhe t’u japim zotimin se do të jemi zëri dhe mbështetja e tyre në çdo hap.
Anembanë Kosovës po ecim bashkë, me të njëjtin qëllim.
Bashkohu edhe ti! ✌️✌️
Voto – Lidhja Demokratike e Kosovës 1️⃣1️⃣3️⃣✅️
Voto – Xhafer Gashi 3️⃣1️⃣✅️