Kandidati për kryetar të komunës së Obiliqit nga Inciativa Qytetare, Xhafer Gashi ka prezantuar projektin madhor për Obiliq ndërtimi i pishinës gjysmë-olimpike.
Sipas, Gashit ky projekt është ndër prioritet e tij për platformën qeverisëse, bashkë për të rinjtë e të rejat e Obiliqit.
Postimi i plotë:
Projekti: “Ndërtimi i pishinës gjysmë-olimpike, krijimi i kushteve për zhvillimin e sportit të notit”
Ky projekt është njëri ndër prioritetet në platformën qeverisëse #Bashkë, për të rinjtë e të rejat, sportdashësit dhe nxënësit e Obiliqit, dëshmi kjo e përkushtimit të vazhdueshëm për krijimin e kushteve sa më të mira për rininë tonë!
Platforma #Bashkë, mbanë numrin me besimin tuaj me 17 tetor, do e bëjmë realitet!
Bashkë me qytetarët, jemi të parët për Obiliqin!