Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Obiliqit nga Inciativa Qytetare, Xhafer Gashi së bashku me bashkëpunëtorët dhe qytetarët e Obiliqit kanë përuruar ndriçimin publik në sheshin “Adem Preniqi”.
Sipas Gashit, ky shesh shumë i mirëpritur për qytetarët po merr formë, duke theksuar se ndihet i lumtur për finalizimin e një projekti kaq madhor.
Postimi i plotë:
Sonte, me bashkëpunëtorë dhe qytetarë të Obiliqit, përuruam ndriçimin publik në sheshin “Adem Preniqi”.
Ky, shesh shumë i mirëpritur për qytetarët po merr formë dhe jam shumë i lumtur që po finalizojmë një projekt kaq madhor.
Gjithmonë #bashkë për Obiliqin!
Xhafer Gashi