Kandidati aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka vazhduar fushatën derë më derë e lagje për lagje, fshatra e qytete.
Këtë herë në Sllatinë bashkë me deputeten Rrezarta Krasniqi e asambleistin Ismet Hajrizi.
“Sot kemi vazhuar fushatën derë më derë në Fsh. Sllatinë. Bashkë me deputeten Rrezarta I. Krasniqi e asambleistin Ismet Hajrizi”.
Tahiri tha se në Sllatinë kanë përfunduar rrugën kryesore, rrjetin e ujësjellësit duke hequr edhe mbeturinat.
“Në Sllatinë kemi përfunduar rrugën kryesore, rrjetin e ujësjellësit, kemi hequr mbeturinat ndërsa janë kontraktuar tashmë kanalizimi e ndriçimi publik. Në vitin tjetër përfundojmë trotuarin dhe 100% të rrugëve lokale sepse Sllatina e meriton”.