Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri foli për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të ZRRE për tarifat, duke shtuar se LDK-ja pat paralajmëruar që vendimi i Qeverisë është jo ligjor.
Tutje, ai tha se LDK-ja ka iniciuar në Kuvendin e Kosovës themelimin e komisionit hetimor i cili komision do të themelohet dhe do të bëjë transparent çdo cent të mbi 200 milion eurove që kjo Qeveri i ka shpenzuar në subvencione për energji.
“Lidhur me vendimit e gjykatës për pezullimin e vendimit të ZRRE për tarifa. LDK-ja ka paralajmëruar këtë përfundim kur kemi thënë që vendimi i ZRRE dhe Qeverisë është jo ligjor. Ne jemi të kënaqur që gjykata ka marrë vendim për qytetarët dhe presim reflektim nga ZRRE dhe presim nga qeveria të vijë me propozime të reja për tarifat e energjisë elektrike. LDK-ja ka iniciuar në kuvendin e Kosovës themelimin e komisionit hetimor i cili komision do të themelohet dhe do të bëjë transparent çdo cent të mbi 200 milion eurove që kjo qeveri i ka shpenzuar në subvencione për energji”, tha Tahiri.