Xhafer Tahiri: Në mandatin e ardhshën në Bukosh do të ndërtojmë çerdhen për fëmijët e nënave që punojnë në fabrika përrreth

Prishtinë | 19 Sht 2021 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Vushtrrisë, kandidat i LDK-së për Kryetar Komune sot ka mbajtur një tubim me Drejtorin, asambleistin, Adnan Lahu dhe banorët e fshatit Bukosh me të cilët ka biseduar për projektet e Ujësjellësit, mbeturinave, trotuarit dhe ndriqimit e sheshit duke thënë se në mandatin e ardhshëm në Bukosh do të ndërtojë qerdhen për fëmijët e nënanave që punojnë në fabrikat përrreth.

Postimi i plotë në Facebook.

Bukoshi ka vendosur për të përkrahur vazhdimin e ndryshimit + 4, Drejtori Adnan Lahu ka bërë punë të shkëlqyeshme dhe meriton mbështetjen e qytetarëve të Bukoshit e Vushtrrisë.

Banorët e Bukoshit janë të kënaqur me projektet e Ujësjellësit, mbeturinave, trotuarit, ndriqimit e sheshit.

Në mandatin e ardhshëm në Bukosh do të ndërtojmë qerdhen për fëmijët e nënanave që punojnë në fabrikat perrreth!


Të ngjashme