Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, përfaqësues i partisë BDI, deklaroi të enjten në Bruksel se flamuri i Shqipërisë, të cilin e vendosi në kabinetin e vet pas marrjes së funksionit, është pjesë e programit politik të partive shqiptare, i cili nuk ndikon në jetën politike në Maqedoni, dhe se është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet.
Xhaferi, pas takimit me komisarin evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Johanes Hahn, ka thënë se ai kupton reagimet, të cilat i shkaktoi gjesti i tij, por kjo, sipas tij, nuk do të kërcënojë interesat e askujt.