Xhaferi konstatoi se nuk është votuar mosbesimi i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, 15 minuta para skadimit të kohës së mbylljes së votimit, ka konstatuar se nuk është votuar mosbesimi i Qeverisë dhe e ka deklaruar seancën të mbyllur.

Ndërkohë i uroi Qeverisë punë të mbarë në vazhdim.

Në sallë kishte shumë pak deputetë të shumicës dhe i gjithë kabineti i qeverisë së Zaevit.

Opozita shqiptare dhe ajo maqedonase e braktisi sallën shumë më herët sesa të fillonte seanca duke e komentuar si farsë të gjithë procedurën e thirrur nga kryetari i Kuvendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme