Xhaka afër kalimit në Bundesligë, Leverkuseni ngrit ofertën për 30-vjeçarin

Prishtinë | 04 Kor 2023 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarizimi i mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka te skuadra e Bayern Leverkusen duket të jetë vetëm çështje kohe.

Gjigantët gjermanë kanë ngritur ofertën për shërbimet e mesfushorit të Arsenalit dhe tashmë transferimi i tij pritet të ndodh brenda javës.

Sipas raportimeve nga “The Sun”, Leverkuseni ka ofruar 25 milionë euro për Xhakën, shumë kjo që pritet të jetë shumë e pëlqyer për drejtuesit e Arsenalit.

Xhaka e Leverkuseni kishin arritur marrëveshje personale, ndërsa mungonte vetëm akordimi mes klubeve, që tashmë duket se ka marrë fund.

Për Xhakën kjo nuk është hera e parë që do të luaj në Bundesligë. Ai ishte pjesë e Borussia Mönchengladbach, ndërsa do të rikthehet në kampionatin gjerman pas shtatë viteve te Arsenali.

Të ngjashme