Xhaka e feston njëvjetorin e fejesës

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Pas një lidhjeje disavjeçare, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka dhe Arbnora Nuredini, në janar të vitit të kaluar u fejuan.

U bë një vit nga fejesa e çiftit, ku ata organizuan një ndejë të vogël me familjarët. Për njëvjetorin e fejesës, Taulant Xhaka ka publikuar një fotografi nga fejesa, me Arbnorën, të cilës i bashkangjiti edhe një mbishkrim të veçantë.

“Të fejuar para një viti, koha fluturon”, ka shkruar Xhaka në rrjetët sociale.

Një postim të veçantë e bëri edhe e fejuara e Taulantit, Arbnora me një dedikim për të. “Të fejuar qe një vit, të dua, gjithçka e imja!”, ka shkruar Arbnora.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme