Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ragip Xhaka, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Dragashit, ku ka theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik, arsimit dhe përmirësimit të kushteve për qytetarët.
Xhaka falënderoi qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen, duke u angazhuar për një të ardhme më të ndritur për Dragashin dhe gjithë Kosovën. #RagipXhaka34 #PDK131 #Xhaka34 #rxh34 #MaMire
“Sot tubim madhështor me qytetarët e Dragashit, një qytet me tradita të pasura dhe energji pozitive. Kryeministri Bedri Hamza paraqiti planin për zhvillim ekonomik, arsim më të mirë dhe kushte më të mira për të gjithë. Faleminderit Dragashit për mikpritjen dhe mbështetjen! Bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë! Dragashi mundet ma mirë me Bedri Hamzën si kryeministër”, shkroi Xhaka.