Superylli shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ishte votuar si Lojtari më i mirë i Vitit në Zvicër, por kjo nuk i la shumë përshtypje mesfushorit kosovar.
Xhakës i është dhënë çmimi në një ceremoni të organizuar nga Federata e Futbolilt të Zvicrës të hënën mbrëma, vetëm një ditë pasi ai ishte një nga shumë lojtarët e kritikuar për një paraqitje katastrofave në humbjen prej 4-0 ndaj Liverpoolit në Anfield.
Në këtë ceremoni, Xhaka tha se ai nuk mund të dal në Londër pas disfatës.
“Jam shumë krenar me çmimin. Unë është dashur që të punoj shumë për këtë, por unë kurrë nuk do ta arrija pa ndihmën e bashklojtarëve dhe stafit të kombëtares”.
“Jam ende i ri, jam ende i freskët dhe dua më shumë. Dua të punoj edhe më shumë se më parë dhe më pas do të shohim çka mban e ardhmja për mua”, potencoi Xhaka.
Graniti i cili shkëlqeu për Zvicrën në kampionatin evropian, por ndau fansat në Emirates për shkak të një serie të paraqitjeve të paqëndrueshme dhe dy kartonëve të kuq në sezonin debutues.
Dhe, ai duket se është i obliguar që të qëndrojë edhe më i qetë pas disfatës të dielën.
I pyetur nëse ai mund të dalë lirshëm në Londër pas debaklit, Xhaka u përgjigj se e ka vështirë ta bëjë këtë.
“Unë nuk po dal fare pas humbjes 4-0 ndaj Liverpoolit”, theksoi Xhaka.
Granit Xhaka bëri një gabim ndaj Liverpoolit që bëri që ai të jetë nën zjarr nga tifozët e Arsenalit të cilët janë tejet të zhgënjyer me startin e sezonit nga ekipi i tyre.