Granit Xhaka u kthye në pozicionin e mesfushorit tek Arsenali dhe dha paraqitje të shkëlqyeshme ndaj Liverpoolit në Premier Ligë.
Mesfushori shqiptar i “Topçinjve” pas dy ndeshjeve si mbrojtës i majtë u kthye në mesfushë me partnerin Lucas Torreira për t’u bërë ndër më të dalluarit në barazimin e së shtunës 1 me 1.
Pos ndërhyrjes së mrekullueshme ndaj Mohamed Salahut, Xhaka pati pesë ndërprerje të aksioneve të kundërshtarit, 97 pasime dhe 118 prekje të topit, apo më së shumti në fushë. Ai po ashtu mbuloi më së shumti distancë nga i gjithë ekipi i Unai Emeryt.
Arsenali i Xhakës është në pozitën e pestë të Premier Ligës dhe ka 14 ndeshje rresht në të gjitha garat pa humbje. Në tabelë ka 23 pikë, katër më pak se lideri Liverpool.