Xhaka refuzon kërkesën e klubit për kërkimfalje, e pret gjobë e rëndë

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni i Arsenal, Granit Xhaka, ka refuzuar kërkesën e ardhur nga klubi ndaj tij për të kërkuar falje publike pasi iu drejtua tifozëve me “pirdhuni” gjatë ndeshjes të së dielës kundër Crystal Palace.

Sipas Sun Xhaka ka folur të hënën përmes telefonit me trajneri Unai Emery rreth incidentit dhe që kërkesa e klubit është kërkimfalja, transmeton Klan Kosova.

Sidoqoftë përpjekjen kanë qenë shterpe, pasi që Xhaka ende nuk e ka thyer heshtjen.

Ndonëse ai ende nuk ka dhënë një qëndrim para tifozëve të cilët edhe e vërshëllyen, ai nuk do të mund t’i shpëtojë një gjobe të rëndë.

Sipas Times Emery ka takuar drejtorin teknik për të diskutuar për situatën më të mirë të veprimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme