Xhaka viziton familjen Zejnullahu: Një nder për kontributin në luftën për liri dhe drejtësi

Prishtinë | 31 Jan 2025 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ragip Xhaka, ka vizituar familjen Zejnullahu, një familje me një histori të lavdishme dhe me kontribute të mëdha në luftën për liri dhe drejtësi.

Xhaka ka theksuar se vizita ishte një nder i veçantë dhe ka vlerësuar figurën e Hakif Zejnullahut, hero i popullit, për sakrificat e tij të pashembullta.

Ai ka shtuar se kjo vizitë e rikujton rëndësinë e qëndresës, dashurisë për atdhenë dhe angazhimit për një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm.

“Një nder i veçantë për të vizituar familjen Zejnullahu, një familje me një histori të lavdishme dhe me kontribute të mëdha në luftën për liri dhe drejtësi. Hakif Zejnullahu, hero i popullit, është një figurë që na mbush me krenari dhe na kujton sakrificat e pashembullta që janë bërë për atdhenë. Vizita në familjen e tij na rikujton vlerat e qëndresës, dashurisë për atdhenë dhe angazhimin për një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë, ka thënë Xhaka.

Të ngjashme