Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targa, pjestarë të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në gjendje gatishmërie në pikën kufitare në Jarinjë.
Në Jarinjë shihen xhandarmëria serbe duke vrojtuar Policinë e Kosovës.
Edhe Policia e Kosovës në anën tjetër po përcjell lëvizjet e tyre nga territori i Republikës së Kosovës.
Qeveria e Kosovës para dy ditësh nisi me zbatimin e reciprocitetit për targa duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territor të Kosovës.
Qytetarë serbë kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.