Ish-gazetarja Arbana Xharra që iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj Lumir Abdixhikut – anëtarit të ri të LDK-së.
Abdixhiku, pas aderimit të Xharrës në PDK ka thënë se kjo shoqëri është kalbur në thelb dhe se ka humbur çdo vlerë.
Ndërkaq, Xharra ia kthen se ai u bë pjesë e ekipit “që deri dje ishte pjesë e ‘klanit pronto’, që deri dje i koordinonte të gjitha veprimet me ‘shefin e ShIK-ut’, me ‘shefin e nëntokes’”!
Postimin e Xharrës mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Lumir, me paske sulmuar si zyrtar i LDK’se – turp per ty
Kur vendosa qe te behem pjese e PDK’se, sigurisht isha e vetedijeshme qe jo cdo kush do te ishte i kenaqur me vendimin tim. Puna ime si gazetare, shkrimet e mia per 17 vjet, kane krijuar opinione te ndryshme te njerezit e ndryshem. Pa dyshim qe secili prej tyre ka pase pritje te ndryshme per mua. Prandaj, diten kur e bera publik qendrimin qe po i bashkohet PDK’se, filloi nje stuhi e fuqishme ne rrejte sociale. Deri diku isha e pergatitur per nje gje te tille, per arsyet qe i permenda me lart. Por isha plotesisht e vetedijshme qe ne asnje rast, askush, nuk do te mund te thote qe Arbana Xharra e beri kete veprim per te perfituar materialisht, ose qe ne te kaluaren kishte perfituar materialisht. E shumta qe do te mund te akuzohesha, ishte se po beja gabim, e assesi ndonje shkelje te ligjit, ose qe e kisha ne mendje ndonje qellim per te shkelur ligjin.
Pra, po prisja reagime – edhe pse jo ne ato permasa cfare ndodhen. Mirepo nuk po prisja qe fushata denigruese te udhehiqej prej njerezve, prej atyre qe i konsideroja miq, prej atyre qe me kishin ardhur dhe u kisha shkuar ne shtepi, si bie fjala Lumir Abdixhiku.
Shkrimet e Lumirit ishin fleterrufe qe me shtangen. Gjuha e perdorur prej tij ishte gjuha e nje hakmarresi primitiv. Kjo behej edhe me djallezore, kur dihej qe ai kete po e bente nga pozita e perfaqesuesit te shoqerise civile. Lumiri po me gozhdonte, po nxiste ne dhune kunder meje, duke moralizuar se qysh akti qe une po e beja, futja ne politike, qenka njeri prej krimeve me te renda ne historine e njerezimit. Sigurisht qe nje gje e tille shitej mire nje opinion, sepse po vinte prej nje njeriu te paster dhe me pedigre te larte. Prej nje njeriu te panjolle. E gelltita me dhimbje te madhe. Kjo fushate kulmoi me nje rrahje brutale.
Tash disa fjale per djalin e panjolle, per ujin e bekuar, per profesorin e Riinvestit, ish mikun tim dhe te familjes, antarin me te ri te LDK’se, Lumirin.
Pra, Lumir, abuzove nga pozita e nje personi te rekrutuar nga nje parti politike, per te me goditur nga shoqeria civile, per te nderruar pozicionin tend vetem disa dite me vone.
U bere pjese e LDK’se, pjese e ekipit te Isa Mustafes, qe deri dje ishte pjese e “klanit pronto”, qe deri dje i koordinonte te gjitha veprimet me “shefin e ShIK’ut”, me “shefin e nentokes”.
A eshte e mundur qe je kaq i pacipe dhe kaq i paskrupullt?
A eshte e mundur qe je edhe kaq naiv, sa te mendosh qe ti nuk kuterbon?
A eshte e mundur qe ti i gozhdon njerezit, ne menyre qe pas disa ditesh te perfitosh brutalisht nga keto goditje?
Ti Lumir, e kemi pare edhe rastin e javeve te fundit, je rasti me eklatant i perzierjes se fushave, ne mes te biznesit dhe politikes. Ti ishe ne politike, edhe kur ishe ne biznes, e ishe ne biznes edhe kur ishe ne politike.
Mos te flasim pastaj – se paku jo per momentin – per milionat e familjes me tenderat e KEK’ut. Mos te flasim pastaj per shtepite tua gjithandej.
Hipokrit, kaq për momentin!” (siç.), ka shkruar Xharra.