Xhavit Drenori, ish-kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar disa fotografi, përmes së cilave ai ka dashur të tregojë se është rrezikuar siguria e tij dhe e familjes së tij.
Siç ka thënë ai, në lagjen ku banon ai, gjegjësisht afër shtëpisë së tij, së fundmi janë shtuar, siç ka thënë ai “vizitorë të panjohur”.
Më poshtë ua publikojmë statusin dhe fotografitë e tij në Facebook:
Investim i pa planifikum i buxhetit familjar prej 300 euro. (Foto 1 dhe 2).
Kjo ndodhë kur nuk ndihet famija dhe lagjia e sigurtë nga keqbërësit.
Së fundi janë shtuar vizitorë të pa njohur në lagje, afër shtëpisë sime.
Nuk e di a ka lidhje me aktivitetin tim politik apo thjeshtë janë vëzhgues / agjentë apo edhe hajna, por një është e qartë: për një të mirë ata nuk vijnë aty ! (Foto 3)
Shqetësimin e sulmeve politike ndaj ekipës sime; në mars të këtij viti sulmi fizik nga tre persona të bashkëpunëtorit tim; dëmtimi barbar ndaj veturës së mikut tim nga Prishtina që mori pjesë në përmbyllje të fushatës sime në Drenas dhe së fundi tentim atentati ndaj bashkëpunëtorit tjetër politik, (asnjë nga këto raste kurrë nuk u ndriquan), ishin edhe pjesë e diskutimit tim me zyrtarë të lartë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë javën që lam pas. Ata u interesuan rreth këtyre rasteve dhe shprehen shqetësim rreth këtyre ngjarjeve.
Zyrtarëvë të Ambasadës Amerikene në Prishtinë ju dorëzova edhe një kopje të të gjitha kallzimeve penale dhe denoncimeve në krime të rënda dhe korrupsion në polici dhe i njoftova për stadin e hetimeve për secilin rast.
Folëm edhe për shumë tema tjera që lidhen me aktivitetet e mija politike dhe mora vlerësimin për aktivizim të të rinjëve në vullnetarizem politik.
PS.: Një ide rreth tatimeve që paguajmë:
Nëse shteti (policia, prokuroria dhe gjykata) nuk më ofrojnë mua si qytetar siguri dhe unë detyrohem për sigurinë time, të familjës por edhe të rrethit të bëj investime si puna e këtyre kamerave, atëherë në kushte normale paratë e shpenzuara do duhej të më rimbursoheshin pikërisht nga këto institucione.
Ndërsa që pagat e policëve, prokurorëve dhe gjykatësve mos të zvogëloheshin, do duhej që tatim të paguajnë më shumë njerëzit si djemtë e Adem Grabovcit dhe sojit të tyre të cilët jo që i mbron shteti dhe ligji por janë mbi të!
Shpresoj në mirëkptimin e Juaj!(sic)