Tifozët e skuadrës së Ballkanit, “Xhebrailat” janë përjashtuar nga stadiumi.
Delegati i ndeshjes, Agim Hasani në koordinim me gjyqtarët e kanë marrur një vendim të tillë, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo ndodhi për shkak se ky tifo-grup përdori ofendime të vazhdueshme ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.
Rezultati vazhdon të jetë 1 me 0 në të mirë të Ballkanit.