Edin Xheko ishte protagonist në fitoren e Romës duke shënuar dy gola ndaj Beneventos.
Kapiteni i kryeqytetasve po vazhdon të shkëlqejë edhe në sezonin e ri me italianët.
Por, pavarësisht kësaj, Xheko nuk ka vazhduar ende kontratën me Romën.
Drejtuesit e klubit italian thuhet se kanë nisur bisedimet por kanë kërkuar nga lojtari të ulë pagën për të vazhduar kontratën.
Xheko në tri ndeshje këtë sezon ka dy gola të shënuara.