Gjykata e Paraguait refuzon 1.5 milion eurot e Ronaldinhos për ta liruar nga burgu

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Ronaldinho se bashku me vëllain e tij Roberto Assis po vazhdojnë të qëndrojnë në një burg të Paraguait.

Legjenda braziliane ishte kapur nga autoritetet vendore në jahtin e tij, pasi kishte hyrë në shtet me pasaportë false.

Ish-anëtari i Barcelonës dhe Milanit është paraqitur në seancën e parë, derisa avokatët e tij kanë ofruar 1.5 milionë euro për ta liruar nga burgu.

Por, oferta e tyre është refuzuar menjëherë nga gjykata, derisa është dhënë si opsion që Ronaldinho së bashku me vëllain e tij të vendosën në një apartament të vogël në afërsi të burgut.

Autoritetet paraguaiane janë të frikësuar se braziliani mund të largohet nga shtetit nëse vendoset në apartament, mirëpo që do të vënë policë shtesë në atë pjesë ku do të qëndrojë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme