Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov

Prishtinë | 08 Nën 2026 | 07:59 | Nga Ekonomia Online

Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të dyshuarit për të shtënat me armë zjarri në Krakov të Polonisë.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri polak, Donald Tusk, gjatë një konference për media.

Sipas tij, dyshohet se viktimat janë anëtarë të familjes së ngushtë të të dyshuarit.

Autoritetet polake nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me rrethanat e gjetjes së trupave dhe lidhjen e mundshme të tyre me të shtënat në Krakov.

Të ngjashme