Arton Muhaxheri, koordinator i PDK-së në Pejë, ka akuzuar Xhelal Sveçlën se po e shkel ligjin duke e marrur veturën zyrtare edhe në shtëpi.
Muhaxheri ka publikuar një fotografi të veturës zyrtare të zv.kryeministrit Sveçla të parkuar në trotuar në një lagje të Prishtinës, dhe i ka kujtuar atij fjalët e Albin Kurtit për të tilla raste.
“Albini dikur thoshte; ata kanë xhipa ne kemi trotuare , në momentin kur erdhë Vetëvendosje në pushtet qytetaret nuk kanë as xhipa dhe as trotuare , sepse zëvendësministri Xhelal Sveçla jo vetëm që veturen zyrtare e merr në shtepin e tij por edhe e bllokon trotuarin”, ka shkruar Arton Muhaxheri në Facebook.
Sveçla nga radhët e Vetëvendosjes është emëruar zv.ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti.