Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar nëpërmes Facebookut të tij se ka vizituar sot pikën e kalimit kufitar në Jarinjë, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës.
“Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka postuar dhe disa fotografi nga kjo vizitë në veri.